Kadare takon lexuesit, shkrimtari i madh zbulon se është në proces krijimi

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 18:17 | Aktualitet
Kadare takon lexuesit, shkrimtari i madh zbulon se është në

Rikthehet pas katër vitesh në Panairin e Librit për të takuar lexuesit e tij. “Lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë. Ne shkruajmë për ju; ne e kemi mendjen te ju; ne duam të dimë çfarë mendoni ju, a në pëlqeni, a s’na pëlqeni”, tha Kadare.

Ismail Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena Kadare, shkrimtare dhe përkthyese, ka ndarë lajmin e mirë se në shtëpinë e tyre po shkruhet diçka. “E kam ndjerë mungesën e lexuesit. Nuk krahasohet me asgjë tjetër. Aktualisht, jam duke shkruar diçka”.

Botuesi Bujar Hudhri është kujdesur të pyesë për shumë nga kërshëritë e publikut dhe medias, sa i takon punës, mendimit dhe padiskutim qëndrimit të shkrimtarit të madh përballë lexuesit shqiptar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/marredheniet-me-perkthyesit-vepra-jeta-dhe-rikthimi-ne-shqiperi-kadare-rrefehet-ne-a2-cnn/

A2 CNN Livestream

Latest Videos