Moti i keq me përmbytje, evakuohen 3 familjet e para në Malësinë e Madhe

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 13:48 | Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi së bashku me ministrin Manja dhe kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu vizituan zonën e Bërdicës, një nga më të prekurat nga përmbytjet në orët e fundit.

Peleshi deklaroi para kamerave se momentalisht janë kryer evakuimet e 3 familjeve në Malësinë e Madhe, ndërkohë që FA kanë ndihmuar në kalueshmërinë e banorëve të Bërdicës.

Sipas tij, situata është në kontroll dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të përballuar pasojat e reshjeve me intensitet.

“Reshjet do të vazhdojnë diku me intensitet më të ulët dhe diku më të lartë. Të gjithë ministrat e fushës janë në territor, për të parë pikat nevralgjike. Të gjitha bashkitë me reshje intensive kanë bërë një punë të mirë me kanalet kulluese. Kemi patur evakuime në Malësinë e Madhe pasi përroi ka dalë nga shtrati Rrjolli dhe në Bërdicë FA po ndihmojnë në kalueshmërinë e banorëve. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë dhe do t’i përballojmë këto ditë, të cilat në një anë kanë dhe lajmin e mirë për mbushjen e baseneve ujore, por që kanë dhe anën e pasojave me të cilat duhet të përballemi”, u shpreh Niko Peleshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos