Pezullohet mësimi në 16 shkolla për shkak të motit të keq

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 16:51 | Aktualitet
Pezullohet mësimi në 16 shkolla për shkak të motit të

Ministria e Arsimit bën të ditur se si pasojë e motit të keq është marrë vendimi të pezullohet mësimi në 16 shkolla në veri të vendit.

“Pavarësisht se deri tani, në pjesën më të madhe të shkollave situata është nën kontroll, nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut.

Për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, kemi vendosur që ditën e nesërme të pezullohet procesi mësimor deri në përmirësimin e situatës në shkollat e mëposhtme:

1- Shkolla "Martin Camaj", Shkodër qytet,

2- Shkolla "Agim Tafili", Harku i Bërdicës,

3-  Shkolla "Prekal", fshati Postribë,

4- Shkolla "Ruzhdi Daca", Rrethinat,

5- Shkolla "Mehmet Shpëndi", fshati Shalë,

6- Shkolla "Theth", fshati Shalë,

7- Shkolla "Gimaj", fshati Shalë,

8- Shkolla "Palaj", fshati Shosh,

9- Shkolla "Ndreaj", fshati Shosh,

10- Shkolla "Nicaj", fshati Shosh

11- Shkolla "Pog", fshati Pult,

12- Shkolla "Plan", fshati Pult,

13- Shkolla "Maja e Thanës", fshati Pult,

14- Shkolla "Kasnec", fshati Pult,

15- Shkolla "Kir", fshati Pult,

16- Shkolla "Xhan", fshati Pult.

Në orët e ardhshme do të vijojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe nëse do të ketë raste të tjera problematike do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme.

Falënderojmë të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore që gjatë gjithë kohës janë në gatishmëri për kapërcimin e situatës dhe lehtësimin e pasojave”, njofton Ministria e Arsimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos