Zjarr në Radhimë, rrezikohet hoteli

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 13:11 | Aktualitet

Ndërkohë që pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga moti i keq, një vatër zjarri ka shpërthyer në zonën e Radhimës në Vlorë.

Zjarri është regjistruar në një kodër të Radhimës, dhe rrezikon t’i afrohet një hoteli të njohur.

Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës, ndërkohë që zjarrfikësit po punojnë për fikjen e tyre, pavarësisht vështirësive të hasura dhe për shkak të terrenit.

Shkaqet e këtij zjarri janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos