Rrjedha e ujit merr përpara makinën në Shkodër, udhëtonin babai me dy fëmijët

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 14:40 | Aktualitet
Rrjedha e ujit merr përpara makinën në Shkodër,

Një makinë brenda së cilës udhëtonin babai me dy fëmijët është përfshirë nga rrjedhja e Përroi të Thatë në aksin rrugor Grykë Lugjë-Bogë.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke shkuar me shpejtësi në vendngjarje, për të gjetur makinën e përfshirë nga uji.

Momentalisht raportohet se vajza ka mundur të dalë nga makina, ndërkohë që nuk dihet fati i babait me të birin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos