Presidenti Begaj reagon për motin e keq: Institucionet të tregojnë gatishmëri

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 14:26 | Aktualitet
Presidenti Begaj reagon për motin e keq: Institucionet të

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi në lidhje me situatën e krijuar në disa qarqe të vendit për shkak të motit të keq.

Kreu i shtetit kërkon nga institucionet përgjegjëse që të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi

“Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit.   Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim. Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”, shkruan Begaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos