Kadilli: Zgjidhja është të largojmë Bashën dhe Berishën. T’i themi ndal projektit ndarës të PD

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 12:13 | Politikë
Kadilli: Zgjidhja është të largojmë Bashën dhe

“Zgjidhja është të largojmë Bashën dhe Berishën dhe të zgjedhim një ekip të pastër. Nuk mund ta vrasë PD-në Berisha dhe ta mbajë peng Basha”. Kështu u shpreh për A2 CNN Fatbardh Kadilli, para nisjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Basha.

“Demokratët të kenë më tepër vetëdije dhe t’i thërrasin arsyes së tyre jo të dy liderëve. Një PD që i përgjigjet nevojave të shek. 21. Një parti nuk bazohet te lideri, por te projektet e saj, një parti perëndimore nuk mban liderin dhe shkatërron strukturën. Besoj instiktivisht që Berisha ka më shumë njerëz, edhe nëse do të ishin 5% e demokratëve, unë sërish do të isha këtu për të folur, nuk kam ardhur për Bashën, por vetëm për të folur. Asnjë kuvend kur është gjysmë, nuk mund të jetë i tërë”.

Sipas Kadillit, PD-ja ka hyrë në një krizë pa kthim që më 26 prill, kur Basha nuk dha dorëheqjen. Ai thekson se duhet të zgjidhet një ekip i ri i pastër për të mbajtur PD-në dhe jo liderët.

“Kemi dy realitete që nuk njohin njëri-tjetrin, të dy do të marrin vendime po kujt i shërben kjo veç vullnetit të Bashës e Berishës, po a është zgjidhje të largojmë Bashën e të sjellim Berishën?

Zgjidhja është të largojmë Bashën e Berishën dhe të zgjedhim një ekip të pastër, nuk mund ta vrasë PD-në Berisha dhe ta mbajë peng Basha. Kemi hyrë në krizë pa kthim që më 26 prill, kur Basha nuk dha dorëheqjen. Unë kam fuqinë e projektit tim politik dhe do këmbëngul si sot dhe çdo ditë që të kenë vetëm një zgjidhje të mbajnë PD-në dhe jo liderët”.

Duke qenë se ai ka qenë i pranishëm edhe në kuvendin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor ai bën thirrje që të mos mohohet asnjëri nga Kuvendet, pasi kjo i shërben ndarjes së PD-së. Sipas tij, rezoluta që pritet të votohet sot në kuvendin e PD-së për funksionarët që preken nga dekriminalizimi dhe shpallen non grata, që nuk mund të jenë anëtarë të strukturave të rëndësishme të PD-së, nuk është vendim i ndershëm, duhej bërë më parë thotë Kadilli.

“Ligjet që ndodhin pasi ka ndodhur ngjarja janë për një rast pse nuk e bëri Basha këtë vendim kur e shpalli që do të ngrinte marrëdhënien. Nuk janë vendime të ndershme. Nuk mund të bëhen duke mohuar ekzistencën e 11 dhjetorit apo ata që mohojnë 18 dhjetorin, kanë vënë një perde para syve dhe nuk kuptojnë që po e ndajnë PD-në. Nëse nuk i thonë ndal këtij projekti ndarës PD-ja është ndarë në dy copa, një për Berishën e një për Bashën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos