Në fisin e izoluar Himba në Namibi, balta përdoret për të bërë modele flokësh, për të mbrojtur lëkurën, madje edhe për të zëvendësuar sapunin.
Prej brezash, ky fis e përdor baltën për të pastruar lëkurën dhe për t’u mbrojtur nga dielli. Ngjyrosja e saj e kuqe simbolizon tokën dhe gjakun.
Gjithashtu, ngjyra e kuqe është edhe një ideal i bukurisë për fisin në Kaokoland. (A2 Televizion)