Udhëheqësit e vendeve më të fuqishme ekonomikisht u mblodhën në Osaka të Japonisë për samitin e G20.
Në të njëjtën kohë, edhe bashkëshortet e tyre u takuan me njëra-tjetrën për të kaluar kohën ndërkohë që zhvillohen takimet bilaterale, që sot nisën me takimin Trump-Putin.
Grave iu bashkua një burrë: bashkëshorti i kryeministres britanike Theresa May. 61-vjeçari Philip dukej shumë i lumtur mes zonjave të para në “foton e familjes” që u realizua në Tempullin Tofuku-ji, në Kioto. (A2 Televizion)