Dëmtohet segmenti rrugor Vlorë-Orikum në zonën e njohur si plazhi Jonufra. Reshjet me intensitet kanë shkaktuar shkarje të rrugës dhe dherave në këtë zonë, ndërsa ky aks funksionon me vetëm një korsi.
Aktualisht, është vendosur sinjalistikë për kalimin e mjeteve, ndërkohë që situata mbetet problematike. Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj ka theksuar se bëhet fjalë për një rrugë ku shkarjet janë prezente, ndërsa dhe në vite të tjera ka pasur problem pas reshjeve me intesitet.
Mamaj përmend dhe situatën pas reshjeve në qark, në Finiq, dëmtimin e urës dhe ndërhyrjen në aksin Vermik-Bashaj, pas bllokimit të rrugës nga rënia e gurëve. (A2 Televizion)