Kallashnikovi në kashtë, arrestohet 57-vjeçari

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 10:12 | Kronikë
Kallashnikovi në kashtë, arrestohet 57-vjeçari

Një burrë është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij iu gjet një armë pa leje.

Policia tha se, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, ka ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen. “Si rezultat, në ambientet e jashtme të banesës së këtij shtetasi, është gjetur e fshehur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’”, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos