Gjyqtari i Apelit Tiranë, Alaudin Malaj e ka zhvendosur në Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion, përballjen e tij me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët i akuzon për “grup të strukturuar kriminal”.
Malaj ka ankimuar në gjykatë vendimin e ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda, e cila nuk filloi procedim penal për kallëzimin e bërë prej tij në tetor 2019.
Sipas gjyqtarit të Apelit, Policia e Shtetit nuk ka reaguar ndaj disa kërcënimeve të bëra ndaj tij apo familjarëve. Për shkak të shkrirjes së Gjykatës për Krimet e Rënda, tashmë kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme Anti-korrupsion. (A2 Televizion)