Kalon me semafor të kuq te “21 Dhjetori”, aksidenton një këmbësore dhe 2 mjete

Nga A2 CNN
27 Qershor 2021, 15:51 | Kronikë
Kalon me semafor të kuq te “21 Dhjetori”, aksidenton një

Një tjetër aksident është shënuar rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori në Kryeqytet. Policia njofton se një drejtues mjeti, i cili transportonte një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar një këmbësore dhe dy mjete. Mësohet se e aksidentuara është 23-vjeçarja me iniciale A. M., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos