Krimi në Velipojë, reagon Basha: Jeta e shqiptarëve në rrezik, krimi është bërë njësh me pushtetin

Nga A2 CNN
27 Qershor 2021, 10:49 | Kronikë
Krimi në Velipojë, reagon Basha: Jeta e shqiptarëve në

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë ka reaguar edhe kreu demokrat Lulzim Basha, i cili shigjeton kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale kreu i selisë blu shprehet se jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.

“Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në  rrezik”.

Ai e ka cilësuar cinik postimin e Ramës për bregdetin e Velipojës mëngjesin e sotëm, të cilin më pas e fshiu, por theksoi se kjo konfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit.

“Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos