Kalonte ilaçe dhe ushqime të kontrabanduara, arrestohet një doganier në Kakavijë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 09:12 | Kronikë
Kalonte ilaçe dhe ushqime të kontrabanduara, arrestohet një

Një doganier në kufirin e Kakavijës është arrestuar nga forcat e rendit pasi akuzohet se ka lejuar kalimin e disa mallrave kontrabandë, ndër to medikamente, ushqime dhe një sasi nafte, që janë sekuestruar.  

Në flagrancë u kap edhe 50-vjeçari F.G., drejtuesi i një furgoni brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan mallrat në fjalë, që nuk kishin dokumentacionin përkatës, gjatë një operacioni në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër.

Në vijim të veprimeve u arrestua edhe 39-vjeçari Th. K., me detyrë doganier, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin F. G., për të kaluar mallrat, pa kryer veprimet doganore.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti, mallrat e kontrabanduara, 3350 euro dhe 3 aparate celulare.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos