All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“Kam dhe unë faj në pushtimin e Ukrainës”

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 08:33 | Bota
“Kam dhe unë faj në pushtimin e Ukrainës”
All - Paragraf - 1

Në një intervistë të pazakontë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, deklaroi se një pjesë të fajit për luftën që ka nisur në Ukrainë tashmë prej më shumë se 400 ditësh, është posaçërisht e tij.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë pranon se ka bërë një gabim shumë të madh kur ndërhyri në vitin 1994 për të detyruar Ukrainën që të herë dorë nga arsenali i saj bërthamor.

All - Paragraf - 3

Sipas Klinton, gjithçka u bë në një marrëveshje mirëbesimi, kur Kievit iu kërkua që të dorëzonte armët bërthamore. Ai shton se lufta e sotme në Ukrainë, nuk do të kishte ndodhur nëse ukrainasit do të kishin ende armët e tyre nukleare.

“Ndihem shumë keq për këtë. Ukraina është një vend i rëndësishëm dhe ndiej një faj sepse i bëra ata të pranonin të hiqnin dorë nga armët bërthamore”, tha ish-presidenti Klinton në intervistën për rrjetin irlandez RTE.

Në janar të 1994, Bill Klinton nënshkroi një marrëveshje trepalëshe me presidentët e atëhershëm të Rusisë, Boris Yeltsin dhe Ukrainës, Leonid Kravchuk, për të eliminuar arsenalin e armëve bërthamore strategjike që mbetën në tokën ukrainase pas rënies së Bashkimit Sovjetik. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos