
Reperja Nicki Minaj do t’i paguajë këngëtares tjetër Tracy Chapman 450 mijë dollarë për të mbyllur çështjen ligjore të ngritur nga kjo e fundit për të drejtat e autorit të një kënge.
Chapman e akuzoi në vitin 2018 Minaj nën pretendimet se kishte përdorur pjesë nga kënga “Baby, Can I Hold You Tonight” në krijimin e saj “Sorry”.
Edhe pse reperja nuk e publikoi asnjëherë këngën, një radio e transmetoi pasi e kishte siguruar në mënyrë të fshehtë dhe ajo u bë menjëherë virale.
Chapman pretendon se ishte Minaj ajo që ja dha këngën radios, gjë që u mohua në atë kohë nga të dyja palët. (A2 Televizion)