Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi i fuqishëm mëngjesin e sotëm në një pallat në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore. Lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit Muhamet Dukës, 65 vjeç, që ndodhej në katin e katërt të një pallati.
Mësohet se 65-vjeçari është babai i Leonard dhe Elis Dukës, të njohur për armiqësinë e tyre me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj dhe për përfshirjen në botën e krimit. Lënda plasëse ishte vendosur në katin e katërt, në derën e banesës së 65-vjeçarit në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore. Nga shpërthimi, nuk raporton për të lënduar.
Muhamed Duka nuk jetonte në atë banesë që prej 4 vitesh, pra shtëpia ka qenë bosh gjatë shpërthimit, megjithatë ai ja kishte lënë dikujt për ta mbikëqyrur, i cili në atë moment nuk ndodhej në banesë. "Blutë" e Tiranës janë duke kërkuar për ta marrë në pyetje përgjegjësin që kishte lënë 65-vjeçari për t'i ruajtur banesën në zonën e "Freskut".
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga shpërthimi, i cili shkaktoi panik te banorët e tjerë të pallatit të cilët dolën jashtë ndonëse ishte ora 03:00. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit, duke mbledhur kamerat e sigurisë përreth zonës.
Po kush është Leonard Duka dhe përplasjet me Ervis Martinajn:
Leonard Duka njihet si rivali më i madh i bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Më 14 shkurt të këtij viti, u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjend armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash. Duka akuzohet se ka gisht në vrasjen e Santiago Malkos, i vrarë më 27 gusht 2019, mik i afërt i të zhdukurit Ervis Martinaj. (A2 Televizion)

