
Vetëm pak orë ka zgjatur arratia e njërit prej autorëve të vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi, në rrugën “4 Dëshmorët”, pranë shkollës “Partizani”.
Mësohet se policia ka mundur të arrestojë 18-vjeçarin Ensi Maze, ndërkohë që është ende në kërkim bashkëmoshatari i tij, Axel Hoxhaj.
Stiven Toshkëzi u qëllua disa herë me thikë pas mesnatës dhe si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital. Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta. (A2 Televizion)