“Kampi i vdekjes” në Korenë e Veriut

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 21:02 | Bota

Një raport i publikuar së fundmi nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut, me seli në Uashington, ka zbuluar detaje shqetësuese mbi ato që njihen si qendra riedukimi në shtetin komunist, por që nga “The Sun” janë komentuar si kampet e vdekjes, pas publikimit të raportit.

Në raport paraqiten pretendime tronditëse, ku thuhet se personat që kapen në tentativë për t’u larguar nga Koreja e Veriut burgosen në këto kampe dhe skllavërohen, duke punuar deri në vdekje.

Duke iu referuar imazheve satelitore të kapura në periudha të ndryshme nga kampi Chŭngsan No 11, i cili ndodhet në lindje të kryeqytetit, raporti pretendon se tregohen edhe varre masive, ku mund të jenë vendosur trupat e personave të burgosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos