
Janë mbi 13 mijë të infektuarit e rinj në Itali nga koronavirusi, për një total nga nisja e pandemisë që tashmë arrin në shifrat 1,97 milionë.
Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë shihet një rritje e numrit të viktimave, ku në ditën e fundit raportohet se 628 persona humbën betejën me virusin.
Testimet ditore janë 166 mijë, ndërsa niveli i pozitivitetit 8%.
Personat e shtruar me simptoma janë 24,948, 197 më pak nga e diela. Pacientët në terapi intensive vijojnë të ulen, ndërsa të izoluar në shtëpi qëndrojnë mbi 578 mijë persona. (A2 Televizion)