Roma kaloi në finale, Cassano sulmon Mourinhon: E turpshme, nuk ka qenë ndonjëherë trajner i madh

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 10:49 | Futboll
Roma kaloi në finale, Cassano sulmon Mourinhon: E turpshme, nuk ka

Antonio Cassano nuk e ka kapërdirë dot mënyrën sesi Roma u kualifikua për në finalen e Europa League përballë Leverkusen dhe për këtë arsye gishtin e drejton për nga tekniku portugez Jose Mourinhon.

Barezi u shpreh se në ndeshjen që verdhekuqtë luajtën në Gjermani, vendasit goditën 22 herë drejt portës dhe 6 herë brenda kuadratit teksa italianët asnjëherë.

Për këtë ish-lojtari i Romës ia vë fajin Mourinhos. Sipas tij, futbolli i portugezit është i turpshëm teksa kalimin në finalen e Budapestit e konsideroi thjesht një çështje fati dhe jo zotësie.

“E dua Romën, i dua ata njerëz. Por Roma nuk luajti në 98 minuta. Trajneri do të thotë se gjithçka është e veçantë, por ai është më me fat se sa është i fortë. Unë duhet të flas për ndeshjen dhe të analizoj lojën. Është turp. Diçka e pakuptueshme. Por çfarë do të thotë ai? Ai do të thotë që është në finale, se ka fituar”, tha mes të tjerash Cassano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos