
Tre persona që kishin kultivuar bimë kanabisi pranë një banesë në Korçë janë vënë në pranga. Njoftohet se në pranga janë vënë D. L., 24 vjeç; K. Z., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Gjonomadh, dhe L. Q., 38 vjeç, banues në fshatin Denas.
Sipas policisë, pas kontrolleve të kryera në banesat e tyre, u gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis. Po ashtu, në banesën e 20-vjeçarit të arrestuar u gjetën 2 armë gjahu dhe 2 tyta çifteje.
Lënda narkotike dhe armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. (A2 Televizion)