Policia e Shtetit publikon pamjet e dhunës brenda kampit të muxhahedinëve

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 18:25 | Kronikë

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e dhunës brenda kampit të muxhahedinëve këtë të hënë në Manzë të Durrësit, ndërhyrje që solli reagime të ashpra dhe përplasje mes forcave të policisë dhe vetë muxhahedinëve.

Në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit shihen përplasjet mes palëve, që shkaktuan shumë të plagosur nga efektivët e policisë dhe muxhahedinët, ndërsa njëri prej tyre raportohet të ketë ndërruar jetë.

"Policia e Shtetit: Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku  banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar." (A2 Televizion)

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT
https://a2news.com/2023/06/20/tensionet-ne-kampin-e-mek-rrumbullaku-u-plagosen-15-police-kemi-gjetur-salla-serveresh-ne-17-objekte/
https://a2news.com/2023/06/20/1-i-vdekur-ne-kampin-e-mek-cuci-nuk-eshte-shkaktuar-nga-asnje-veprim-i-policise/
https://a2news.com/2023/06/20/kaosi-ne-kampin-e-mek-avokati-genc-gjokutaj-viktima-ka-shenja-dhune-policia-ti-bente-me-vone-komentet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos