Kandidatët për anëtarë Kryesie, Berisha: Në listë janë paraqitur kontributet e Rithemelimit

Nga A2 CNN
28 Maj 2022, 11:04 | Politikë
Kandidatët për anëtarë Kryesie, Berisha: Në listë

Në mbledhjen e tij të fundit, Komisioni i Rithemelimit të PD-së miratoi 47 propozimet e Sali Berishës për kandidatët për anëtarë kryesie.

Mes emrave mungojnë kritiket, por deputetja Ina Zhupa dhe deputeti Kasem Mahmutaj do të jenë ndër kandidatët që do të votohen sot nga Këshilli Kombëtar i PD-së me votë të fshehtë.

“Mendoj se në listë janë paraqitur kontributet e Rithemelimit, janë paraqitur zonja dhe zotërinj me kontribute. Ata që kanë vërejtje janë absolutisht të mirëpritur të vazhdojnë kritikat ndaj Sali Berishës pa asnjë lloj diskutimi. Kriter bazë kanë qenë kontributet dhe padrejtësitë. Për shembull është propozuar Topalli dhe Imami, të cilët kanë pasur një brutalitet ndaj tyre. Lista është e shkëlqyer”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos