Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Nga A2 CNN
28 Maj 2022, 10:53 | Politikë
Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në

Nga data 27 maj 2022 në Vilnius të Lituanisë është duke u mbajtur Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Zonja Mimi Kodheli u zgjodh kryetare e Grupit Parlamentar Socialist brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pas një votimi në mënyrë unanime.

Në fokus të këtij sesioni që ishte parashikuar të mbahej në Kiev është duke u diskutuar situata në Ukrainë, masat konkrete që janë adaptuar nga Aleanca dhe përgjigja ndaj agresionit rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos