
Një 36-vjeçar nga Vau i Dejës është arrestuar nga policia pasi kanosi me thikë një të moshuar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Pas marrjes në dijeni për një rast kanosjeje në fshatin Fshat i Ri, Vau i Dejës, Policia organizoi punën dhe mbërriti në vendngjarje për kapjen e autorit.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u arrestua shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Fshat i Ri, Vau i Dejës, pasi dyshohet se më datë 20.05.2023, pas një konflikti për motive të dobëta, në këtë fshat, ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Gj. L., 65 vjeç, banues në Shkodër”, njofton Policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës me të cilin dyshohet se u krye kanosja. (A2 Televizion)