Në pranga të rinjtë në Tiranë që vodhën dy herë në të njëjtën banesë, sekuestrohen 1 mln lekë të rinj

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 09:55 | Kronikë

Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj të cilët dyshohet se kanë vjedhur dy herë të njëjtën banesë gjatë javës së fundit.

Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor "Two times", në pranga u vunë L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, Tiranë. 

Dyshohet se dy të rinjtë kanë vjedhur nga data 15-18 maj bizhuteri të ndryshme floriri dhe 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një qytetari në Sharrë.

Ndërkohë, disa prej bizhuterive të vjedhura në banesë janë sekuestruar bashkë me një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve.           (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos