Shpërndante “kokainë” shtëpi më shtëpi me makinë me qira, arrestohet 50-vjeçari shqiptar

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 11:25 | Kronikë
Shpërndante “kokainë” shtëpi më shtëpi me

Një 50-vjeçar shqiptar, i cili prej kohësh ishte nën lupën e hetuesve, pasi dyshohej se drejtonte një rrjet të trafikut të drogës, është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Massa Carrara.

Shqiptari prej kohësh përdorte një metodë të veçantë për të shpërndarë lëndën narkotike, duke shfrytëzuar makinat me qira.

Ditën e arrestimit, ai ishte duke lëvizur me një automjet tip “Fiat Panda” të marrë me qira, për t’i shpëtuar kamerave dhe “spiunëve” që mund të fotografonin targën dhe ta denonconin në polici.

Me këtë makinë me qira, 50-vjeçari kryente “porositë” e kokainë duke i shpërndarë nëpër shtëpitë e klientëve.

Ditën e arrestimit ai u ndoq nga hetuesit prej orëve të para të mëngjesit, teksa i jepte një dozë kokaine njërit prej blerësve të shumtë.

Duke qenë të bindur se 50-vjeçari ishte i përfshirë në trafikun e drogës, karabinierët nisën bastisjen dhe kanë kontrolluar fillimisht mjetin “Fiat Panda”, ku gjetën 9 doza kokaine dhe 120 euro kesh, të cilat konsideroheshin si të ardhura të veprimtarisë së paligjshme.

Më pas, nga kontrolli në shtëpinë e shqiptarit, përveç materialit për ambalazhimin e dozave të kokainës u gjetën rreth 4000 euro kesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos