
Kantieri i ri i ndërtimit në fushën e artit është ai i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, një teatër për fëmijë, një teatër kukullash, por edhe një qendër ku fëmijët përgatiten si artistë të së ardhmes.
Ndryshe nga sa kantieret e tjera janë thuajse rindërtime edhe për shkak të tërmetit, kjo godinë për fëmijët do të jetë tërësisht e re.
Ministrja Margariti ka prezantuar gjatë vendosjes së gurit të parë të themelit se hapësira për fëmijët do të jetë më e madhe se 5000 metra katrorë.
Pranë gardës aktuale, në këtë territor të qendrës kulturore për fëmijë do të ndërtohet edhe Biblioteka e Tiranës.
Një tjetër lajm i rëndësishëm sa i përket ndërtimeve të reja, është edhe ai i muzeut të besës, një muze i cili mendohet të ndërtohet pranë Kalasë së Tiranës. (A2 Televizion)