Kori "Siparantum", muzika shqiptare do të jehojë në Filarmoninë e Berlinit

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 14:18 | Kulturë
Kori "Siparantum", muzika shqiptare do të jehojë në

Pas disa turneve muzikore në disa vende europiane dhe koncertesh të shumta në vendet ku më shumë ka shqiptarë, kori Siparantum, do të rrugëtojë në një nga skenat më të rëndësishme të muzikës në botë.

Filarmonia e Berlinit i dedikon një mbrëmje koncertore muzikës shqiptare që interpretohet nga ky ansambël muzikor, i shpallur më herët edhe si një ambasador i kulturës.

Ka qenë kompaozitori Memli Kelmendi që ka njoftuar në profilet e tij zyrtare se kori Siparantum do të performojë më 10 shkurt në Filarmoninë e Berlinit duke e konsideruar këtë si një histori më vete në arritjet e kulturës shqiptare.

Ende nuk dihet se cilat janë këngët që do të interpretohen gjatë këtij koncerti, por ky ansambël zërash të mrekullueshëm njihen për interpretimin e këngëve si “Baresha”, “E duam lumturinë”, “Këngë moj”, “Luleborë” e shumë perla të tjera të muzikës shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos