
Pas një vere të ethshme të karakterizuar nga kriza me yllin e skuadrës, Lionnel Messi, Barcelona hyn më tej drejt një kaosi total në prag të sfidës së Champions League përballë Juventusit.
Presidenti Bartomeu së bashku me të gjithë stafin e tij drejtues ka vendosur të japë dorëheqjen pasi mësoi qëndrimin e “Generalitat de Catalunya” (qeverisë së rajonit) në lidhje me votimin mbi censurën.
Në këtë mënyrë, Bartomeu u largua nga detyra përpara se t’i nënshtrohej votimit të mosbesimit që rrezikonte ta dëbonte nga presidenca. Pavarësisht rezistencës së të hënës kur mohoi të kishte menduar për dorëheqjen, brenda pak orësh presidenti “blaugrana” bëri pikërisht të kundërtën. (A2 Televizion)