Prag Juventus-Barcelona. Pritet tamponi vendimtar, CR7 kërkon të sfidojë Messin

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 14:28 | Futboll
Prag Juventus-Barcelona. Pritet tamponi vendimtar, CR7 kërkon të

Juventusi në ankth për Cristiano Ronaldon. Klubi, skuadra dhe tifozët shpresojnë se ylli portugez do të jetë në gjendje të kthehet në fushë për supersfidën në Champions League kundër Barcelonës.

Pasi rezultoi i prekur nga koronavirusi dhe qëndroi në karantinë, CR7 pret përgjigjen e tamponit vendimtar. Nëse do të rezultojë negativ, çka është tregues se e ka kaluar infektimin, Ronaldo do të jetë në gjendje që të sfidojë rivalin e madh, Lionel Messin, për herë të parë me një fanellë që nuk është ajo e Real Madrid.

I prekur prej datës 13 tetor, sulmuesi qëndroi në izolim duke plotësuar afatin 14-ditor të përcaktuar nga autoritetet në Itali. Shpresa e portugezit është që tamponi i radhës të rezultojë negativ, në mënyrë që të jetë në fushë. Një avantazh për Cristiano Ronaldon dhe Juventusin është fakti se protokolli i UEFA-s përcakton që një lojtar mund të luajë nëse gjatë gjithë javës para ndeshjes nuk ka pasur simptoma dhe përgjigjja e tamponit të jetë negative 24 orë përpara ndeshjes.

Aktualisht, CR7 është asimptomatik dhe pret vetëm përgjigjen e testit për të rikthyer duelin e madh me Lionel Messin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos