
Champions League luan sot raundin e dytë të ndeshjeve në grupe. Real Madrid takohet me gjermanët e Monchengladbach dhe do të kërkojë të lërë pas humbjen shokuese në Spanjë përballë Shakhtar Donetsk.
Këta të fundit, në mbrëmje do të sfidojnë italianët e Inter.
Kampionët e Bayern Munchen udhëtojnë drejt Moskës në një sfidë delikate përballë Lokomotivës.
Ndëkohë, Atalanta-Ajax është një nga përballjet që pritet të dhurojë spektakël.
Ndër takimet e tjera, Manchester City luan në Francë kundër Marseille, ndërsa Liverpool ndeshet në “Anfield” me danezët e Midtjylland. (A2 Televizion)