Low gjen fajtorët për humbjen ndaj Anglisë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 21:20 | Futboll
Low gjen fajtorët për humbjen ndaj Anglisë

Joachim Low e konsideroi zhgënjim të madh për të gjithë humbjen që pësoi Gjermania ndaj Anglisë, me rezultatin 2-0.

Në deklaratat pas ndeshjes, trajneri drejtoi gishtin edhe te dy futbollistë të caktuar.

“Shpresonim të arrinim shumë më tepër në këtë kompeticion dhe kishim besim. Në ndeshje si kjo e sotmja, është e domosdoshme që të shfrytëzosh ato pak raste që krijon. Timo Werner dhe Thomas Müller patën raste të pastra, por nuk shënuan dot”, tha Low. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos