Serena Williams braktisi ndeshjen kundër Aliaksandra Sasnovich pas një dëmtimi në gju, që iu shkaktua kur u rrëzua në setin e parë të përballjes së raundit të parë të Uimbëlldonit.
Tenistja e famshme amerikane, 7 herë fituese e këtij Grand Slam-i, shpërtheu në lot dhe u nda nga publiku mes ovacioneve.
40-vjeçarja Williams është fituese e 23 Grand Slam-eve në karrierën e saj fantastike, vetëm një më pak sesa rekordi që mbahet nga Margaret Court. (A2 Televizion)