Rasti i shpërdoruar që tifozët gjermanë nuk ia falin Mullerit

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 22:53 | Futboll

Vijon mallkimi i Thomas Muller në Evropian. 31-vjeçari largohet edhe një herë tjetër nga ky turne pa shënuar, por ndoshta sot kishte mundësinë më të pastër për ta thyer këtë mallkim.

Lojtari i Bayern Munchen gaboi ballë për ballë me portierin anglez Jordan Pickford, duke goditur jashtë.

Menjëherë, emri Thomas Muller “pushtoi” rrjetet sociale dhe shumë përdorues të tyre e krahasuan këtë gabim me atë që bëri Gonzalo Higuain në finalen e Botërorit 2014, pikërisht kundër Gjermanisë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos