Kaosi i Juventusit, agjencitë e basteve marrin vendimin që “frikëson” tifozët

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 22:50 | Futboll
Kaosi i Juventusit, agjencitë e basteve marrin vendimin që

Zakonisht thuhet se agjencitë basteve nuhasin ngjarjet para se ato të ndodhin. Për këtë arsye, tifozëve të Juventusit sot në mbrëmje iu shtua ankthi për fatin e ekipit të tyre, kur erdhi vendimi i përbashkët i agjencive për të hequr ekipin me më shumë tituj në Itali nga mundësia e një basti shumë të veçantë.

Bëhet fjalë pikërisht për rënien nga kategoria”, një mundësi që nga sot mund të luhet për secilën nga 19 ekipet e tjera të Serie A, por jo për bardhëzinjtë. Mundësia përshembull që ky fat i keq t’i ndodhë Milanit, paguhet 1 mijë herë bastin, pra fitohen 100 euro çdo euro të vënë bast.

Vendimi është marrë pas dënimit me 15 pikë për plusvalencat në merkaton e futbollistëve, pra diferenca mes çmimit të shitjes së një futbollisti dhe kostos së tij fillestare, ndërkohë që priten vendime të tjera që përfshijnë ekipin e njohur për sa i përket mos deklarimit të rrogave. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/20/apeli-merr-vendimin-juventusit-ti-hiqen-15-pike-nga-klasifikimi/
https://a2news.com/2023/01/21/cfare-jane-plusvalencat-per-te-cilat-u-denua-juventus-dhe-si-manipulohet-me-vlerat-e-lojtareve/
https://a2news.com/2023/01/22/cristiano-i-perfshire-juventus-rrezikon-tjeter-denim-per-shkak-te-nje-tjeter-manovre/

A2 CNN Livestream

Latest Videos