
Kapet një 26-vjeçare e cila transportonte emigrantë të paligjshëm.
Sikurse njofton policia e Pogradecit, e reja është kapur nga shërbimet e policisë, pranë fshatit Grabovicë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Benz", 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
“U kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 26-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale "Shqiponjat", në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases Xh. H., 26 vjeçe, banuese në Korçë.
Kjo shtetase është kapur nga shërbimet e policisë, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Benz", 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Po punohet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.”, njofton policia. (A2 Televizion)