
3 shqiptarë u vunë në pranga një ditë më parë nga policia italiane në Bolzano pasi iu sekuestruan 12 kilogramë kokainë me vlerë rreth 3 milionë euro.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në fundin e dyfishtë të një makine që drejtohej nga një 23 vjeçar shqiptar, rezident në Foggia.
Makina me drogë shoqërohej nga një mjet tjetër ku gjithashtu udhëtonin dy shqiptarë të tjerë. Arrestimi i dy shqiptarëve në mjetin tjetër erdhi pasi policët gjetën një çorape të ngjashme me atë që kishte mbështjellë drogën në makinën e parë.
3 shqiptarët dyshohet se kishin hyrë në Itali nga kufiri tokësor për të shmangur kontrollet dhe dyshimet. (A2 Televizion)