Papa Françesku, 500 mijë dollarë në ndihmë të emigrantëve

Nga A2 CNN
29 Prill 2019, 08:43 | Bota
Papa Françesku, 500 mijë dollarë në ndihmë të

Papa Françesku ka dhuruar 500 mijë dollarë amerikanë për t’i ardhur në ndihmë emigrantëve në Meksikë, duke ofruar ndihmë për projekte që sigurojnë ushqim, strehim dhe nevojat themelore për ta.

Me mijëra emigrantë kanë mbërritur gjatë muajve të fundit në Meksikë, duke arritur aty në këmbë nga Hondurasi, El Salvadori dhe Guatemala për të realizuar ëndrrën amerikane. Megjithatë, aktualisht ata kanë mbetur të bllokuar në kufirin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në veçanti, ndihma synon të ndihmojë gati 75 emigrantë, të cilët kanë mbërritur ne Meksikë gjatë vitit 2018, në 6 karvanë të ndryshëm.

“Të gjithë këta njerëz u bllokuan, nuk arritën të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë kanë mbetur pa shtëpi”, thuhet në deklaratë.

https://a2news.com/2019/04/27/treni-i-emigranteve-qindra-persona-rrezikuan-jeten-drejt-endrres-amerikane/

Gjatë javës së kaluar, me qindra emigrantë rrezikuan jetën e tyre duke hipur në një tren mallrash në tentativë për t’u larguar nga kampi, por pa ia arritur qëllimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos