
Volejbollistja shqiptare Erblira Bici ka zyrtarizuar kalimin në skuadrën e saj të re në elitën e volejbollit italian.
Kapitenia e Kombëtares kuqezi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin e Granda Kuneo Volej, duke u larguar nga Busto Arsizio ku u aktivizua për një sezon.
24-vjeçares iu ofrua vendi i titullares si dhe kontratë financiare më e lartë, ndaj për këtë arsye u bë i mundur transferimi i saj.
Për shkak të koronavirusit, sezoni i volejbollit në Itali është mbyllur duke mos shpallur asnjë skuadër kampione.
Bici fitoi me ekipin Novara trofeun e Champions League për edicionin 2018-2019. (A2 Televizion)