Skena të turpshme në Conference League, ultrasit sulmojnë familjarët e futbollistëve

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 09:46 | Futboll

Skena të turpshme ato që u regjistruan në Holandë, në fundin e ndeshjes ndërmjet AZ Alkmaar dhe West Ham.

Familjet e futbollistëve të ekipit anglez u sulmuan nga ultrasit vendas, teksa po festonin kualifikimin në finale, menjëherë sapo u mbyll loja. Kjo bëri që lojtarët e West Ham të hynin me urgjencë në tribuna, në mbrojtje të të dashurve të tyre.

Në ato episode të pakëndshme nuk munguan shtyrjet, të bërtiturat dhe hedhja e sendeve të forta. Fatmirësisht, situata u kthye në normalitet me ndërhyrjen e forcave të sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos