Sevilla-Roma, finalja e Europa League

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 23:54 | Futboll
Sevilla-Roma, finalja e Europa League

Sevilla-Roma është finalja e Europa League. Spanjollët kthehen përsëri në finalen e turneut që e kanë fituar më shumë nga të gjithë (6 herë), pasi eliminuan Juventusin me përmbysje, në një ndeshje ku u deshën kohët shtesë.

Juventusi ishte ai i cili shënoi i pari me Vlahovic, në pjesën e dytë, me serbin i cili tundi rrjetën pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë. Por, pak minuta më vonë, ish-mesfushori i Milanit, Suso, ndëshkoi bardhezinjtë, duke bërë që shifrat të barazoheshin. Asgjë nuk ndryshoi deri në fund të sfidës dhe skuadrat iu drejtuan shtesave, pasi edhe ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1.

Në shtesa, një tjetër ish i Serisë A, Erik Lamela, realizoi me kokë golin e fitores për Sevilla.

Në gjysmëfinalen tjetër, Roma e Jose Mourinho arriti të siguronte finalen e Budapestit, pasi barazoi pa gola ndaj Bayer Leverkusen në duelin e kthimit. Falë triumfit 1-0 në shtëpi, verdhekuqtë arritën të kualifikoheshin në finale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos