
Sot do të mësohen dhe ekipet finalistë të Conference League. Vëmendja është te supersfida Basel-Fiorentina, ku vjollcët do të tentojnë përmbysjen e madhe.
Zviceranët fituan 2-1 një javë më parë, megjithatë nuk kanë siguruar ende biletën për në finale, për këtë arsye përqendrimi do të jetë maksimal.
Te Fiorentina nuk i kanë humbur shpresat se pas disfatës në shtëpi, do të bëjnë surprizën në Zvicër, ndërsa synimi mbetet një dhe vetëm, kalimi në fazën finale.
Italianët pozicionohen në vendin e tetë në Serie A dhe jashtë çdo objektivi, për këtë arsye kjo ndeshje është shpëtimi i vetëm për sezonin.
Në duelin tjetër, West Ham përballet me holandezët e Alkmaar. Anglezët fituan 2-1 në ndeshjen e parë në shtëpi por transferta holandeze pritet të ketë një tjetër histori. Edhe pse në letër, West Ham konsiderohet favorite mungesë e Gianluca Scamacca, do ta vështirësojë dhe më shumë punën përballë holandezëve që nuk kanë asgjë për të humbur.
Të dyja takimet do të luhen në mbrëmje në orën 21:00. (A2 Televizion)