
Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi në orën 18:00 të ditës së sotme.
Kështu çmimi i naftës me pakicë do të jetë 234 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.
Për sa i përket benzinës, çmimi i shitjes me pakicë shkon në 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.
Çmimi i gazit me pakicë do të mbetet 90 lekë/litri, ndërkohë që në shitjen me shumicë do të tregtohet me 78 lekë/litër për automjetet. (A2 Televizion)