Raporti i Moneyval kundër pastrimit të parave: Shqipëria duhet të mbahet në monitorim

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 07:37 | Ekonomi
Raporti i Moneyval kundër pastrimit të parave: Shqipëria duhet

Është publikuar së fundmi raporti i Moneyval, i cili është një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave, duke ndalur ndër të tjera në ecurinë e përgjithshme të vendeve që janë në monitorim të zgjeruar.

Në lidhje me vendin tonë, në raportin e përvitshëm thuhet se Shqipëria ndodhet në listën gri dhe duhet të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

“Raporti monitorues i radhës për Shqipërinë doli në përfundimin se ky vend nuk ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e FATF. Ndër çështjet e tjera, raporti ekzaminoi standardet e reja ndërkombëtare të aplikuara për asetet virtuale, duke përfshirë, kriptovalutat dhe ofruesit e këtyre aseteve.

MONEYVAL vendosi që Shqipëria të mbetet në monitorim të zgjeruar dhe të raportojë më tej mbi progresin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e masave mbi pastrimin e parave dhe luftës ndaj terrorizmit në baza vjetore”, shkruhet mes të tjerash në raport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos