Pastrimi i parave, Moneyval: “Shtegu” i korrupsionit nuk po mbyllet

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 17:08 | Ekonomi
Pastrimi i parave, Moneyval: “Shtegu” i korrupsionit nuk po mbyllet

Në Shqipëri, rreziku i pastrimit të parave vijon të jetë i lartë dhe vendi ka bërë pak përparim në këtë drejtim. Ishte ky përfundimi i Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit, i njohur me emrin MONEYVAL, në raportin për vitin 2021, i cili e la vendin në “listën gri”, në të cilën u rifut 3 vite më parë. 

Besnik Muçi shprehet për A2 CNN se kjo “do të thotë që Shqipëria nuk ka bërë progres”.

Por, cili është rreziku për vendin dhe më gjerë i pastrimit të parave?

“Vetëm fakti që jemi në listën gri, ku bëjnë pjesë vende të Afrikës, Azisë dhe Amerikës së Jugut, është diçka e keqe për biznesin në tërësi”, tha Muçi.

Ish-anëtari i Komitetit të Moneyval, Besnik Muçi, tregon edhe sekorët më të ekspozuar ndaj pastrimit të parave: “Rrezikon sektorin financiar, atë bankar dhe mekanizmat shtetërorë”.

Shqipëria hyri në “listën gri” të pastrimit të parave nga Moneyval në vitin 2011. Më pas, në 2015-n, vendi “pastroi imazhin”, për t’iu rikthyer sërish klasifikimit negativ në raportin e vitit 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos