All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

KAS ktheu çështjen e regjistrimit të PD, mblidhet KQZ, Sefa debate me Celibashin, sqaron pse kryetari është Basha

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 16:37 | Politikë
KAS ktheu çështjen e regjistrimit të PD, mblidhet KQZ, Sefa
All - Paragraf - 1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos sot për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesi i PD-së, Indrit Sefa ka parashtruar disa argumente shtesë për plotësimin e dokumentacioneve shtesë të kërkuara më herët nga ana e KQZ-së.

Ashtu siç është bërë me dije edhe më herët, Indrit Sefa shprehet i bindur se Partia Demokratike i ka plotësuar të gjitha dokumentacionet sipas ligjeve të parashikuara në Kodin Zgjedhor, ndërsa sqaroi se përse Lulzim Basha është kryetari i PD.

All - Paragraf - 3

DEBATI MES SEFËS DHE CELIBASHIT NË SALLË:

Indrit Sefa: Kam disa pyetje për ju, çfarë masash keni marrë për të bërë kallëzim penal ndaj krerëve të partive që pasi kanë firmosur deklaratën, strukturat e tyre janë dënuar për shit/blerje votash?

Ilirjan Celibashi: Vetëm në respektin tuaj po iu përgjigjem sepse nuk ka lidhje me çështjen, përgjigja është kjo. Kjo është një çështje që vlerësohet rast pas rasti por nuk ka lidhje me çështjen që po shqyrtojmë, është në të drejtën tuaj të përdorni si argument.

Indrit Sefa: E keni trajtuar këtë formulim si një impenjim personal të individit, ndërkohë që kodi shprehet qartë që është impenjim në kuadër të funksionit. Partia nuk do të marrë pjesë në shit/blerjen e votës. Ky është opinioni kundër që ne kemi me njëri-tjetrin. Ne jemi të bindur që funksioni mund të delegohet. Ndaj interpretimi juaj nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit.

All - Paragraf - 7

Vendimmarrja ka sjellë dëm sepse jemi në limitet e bërjes së kërkesës për koalicione. Afati i fundit është data 15, kjo ka cenuar procesin. Kjo është mënyra më aktive që keni ndërmarrë duke pasur në konsideratë edhe vendimin e KAS që u shpreh qartë që vendimi juaj kishte mbaruar në orën 10 të datës 11. Nuk keni ndërmarrë asnjë vendim për më shumë se 100 orë.

Na jep të drejtën për t'u ankuar në KAS. Ndaj veprimi dhe mosveprimi juaj i kanë shkaktuar PD një dëm të jashtëzakonshëm ligjor. Pretendimi juaj në lidhje me autorizimin, por nuk është mjaftueshëm i qartë për ju, më bën të besoj se qëndrimi juaj nuk është korrekt dhe nuk bazohet në ligj. Ka disa autorizime, por edhe për një sërë tagrash që autorizuese ia lë të autorizuarit në diskrecionin e tij.

Unë kisha të gjithë tagrin për të marrë veprime që lejohen në atë autorizim. Interpretimi juaj që nuk ka datën e zgjedhjeve, nuk ka lidhje. Mund të kryhen 10 zgjedhje dhe për të gjitha ai është i vlefshëm. Arsyetimi juaj është i mangët e gjithashtu interpretimi është individual dhe nuk mundet që të bëhet pengesë për regjistrimin e PD është në kompetencë të kryetarit të partisë sa kohë që është në funksion.

Angazhimet janë në emër të partisë, dhe e ka specifikuar qartë. Edhe ai mund të delegohet, ndaj e kemi bërë të qartë se zoti Basha rezulton i regjistruar në regjistrin e partive edhe pse ka dhënë dorëheqja. Kjo sepse nuk depozitohet dorëheqja por vetëm akti i kryetarit të ri. Ligji është i qartë. Kjo është ajo që kishim për të dhënë për kërkesën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos