
Edhe kur nuk fiton, Tirana konsolidon pozitat në krye të kampionatit dhe hedh një tjetër hap drejt titullit kampion. Bardheblutë u frenuan nga Kukësi në barazim pa gola. Edhe pse shpresohej kjo sfidë do të inauguronte impiantin e ri në Kukës, ndeshja u luajt në Rrogozhinë.
Në një ndeshje shumë taktike ndërmjet dy rivalëve të mëdhenj, rastet ishin të pakta. Fillimisht Tirana pretendoi penallti, pas një prekje të topit me dorë në zonë, por arbitri Hamiti vazhdoi lojën. Kukësi iu afrua golit me Gjelbrim Taipin, goditja e të cilit u devijua nga portieri Bekaj dhe topi u ndal në traversë.
Me këtë barazim, Tirana mbetet në krye të klasifikimit me 60 pikë, ndërsa Kukësi pozicionohet i treti me 44 pikë dhe rrezikon të humbasë terren nga Laçi i vendit të dytë. (A2 Televizion)